Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet pa shenja jete 18-vjeçari në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit në Berat


Një 18-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit në Berat, nga personeli i kësaj qendre. Blutë bëjnë me dije se i riu me iniciale S. Ll., banues në Kavajë është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune.

Ndër të tjera policia njofton se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Sot, rreth orës 12:00, në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit, Berat, nga personeli i kësaj qendre është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Ll., 18 vjeç, banues në Kavajë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ky shtetas, në muajin qershor 2023, është pranuar për trajtim pranë kësaj qendre, me vendim të Komisionit Qëndror për Vlerësimin e Nevojave të Personave me Aftësi të Kufizuara Tiranë, duke qenë se vuante nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.