Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi akuzon Ramën: Garantuesi i trafikut të drogës


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monidha Kryemadhi hodhi akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Rama.

Ajo u shpreh se sot Edi Rama i ka kthyer të gjitha institucionet e vendit në shërbim të tij, trafikut ndërkombëtar të drogës, si dhe institucionalizimit të krimit të organizuar.

“Sot situata e lirisë dhe të drejtave të njeriut është në një stad ku nuk përfshihet në asnjë lloj sistemi demokratik, as hibrik. Sot është Republika e Drogës, e cila në krye të saj ka një kryeministër, që nuk pyet as për Parlamentin dhe Presidentin. Ai është garantuesi kryesor i trafikut të drogës nga Venezuela, Kolumbia, Dubai dhe vendet e lindjes, për të krijuar trekëndëshin e Bermundës së tij në Ballkan sa i përket trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe institucionalizimit të krimit të organizuar.

Ju besoj jeni të njohur edhe me zbërthimin e Sky dhe Encro Chatit, për implikiminm e drejtuesve të lartë të policisë dhe gazetarisë që tregojnë haptas se si grupet kriminale në Bashkimin Evropian kanë gjetur strehë dhe mos u çudisni ku familjarët e tyre do të drejtojnë institucionet”