Vendosni fjalën kyçe....

Drejtori i OBSH-së në Evropë e konfirmon: Sot vijnë vaksinat e para anti-Covid në Kosovë


Mbrëmjen e kaluar Hans Kluge, i cili është drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, ka bërë të ditur se këtë të dielë do të mbërrijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.

Klug disa ditë më parë kishte publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter,  fotografi nga nisja e vaksinës për Bosnjë Hercegovinën.

Por disa komentuesi i bënë pyetje se kur do të dërgohen vaksinat e para në Kosovë dhe mbrëmë ai iu përgjigj njërit prej tyre se kjo do të ndodhte “Nesër”. Pra sot presim që Kosova të sigurojë dozat e para të vaksinës kundër Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *