Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi për hetimin ndaj Berishës: Është një i përndjekur politik


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monidha Kryemadhi u pyet pas seancës plenare nëse ka pasur fletëthirrje nga Prokuroria e Posaçme, duke theksuar se ka shkuar në dyert e SPAK për çështjen e inceneratorëve.

I pyetur për akuza ndaj Sali Berishës dhe bashkëshortit të vajzës së tij në lidhje me hetimin e privatizimit të kompleksit Partizani, Kryemadhi e cilësoi Jamarbër Malltezin si të burgosur politik ndërsa Ish-kryeministrin Sali Berisha e cilësoi si një të përndjekur politik.

“Unë kam pasur shumë fletëthirrje nga SPAK që kanë lidhje me denoncimet për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit. S’kam problem të shkoj sërish edhe për operacionet plastike pres të më thërrasë SPAK, s’jam thirrur akoma dhe jam në pritje!

 Jo nuk jam thirrur për lobimin.

Për mua, Arbër Malltezi është i burgosur politik. Sali Berisha është një i përndjekur politik. Ju e njihni Berluskonin. Ka pasur 475 çështje por nuk i ka hequr pasaportën. Ajo që unë theksoj është që loja politike që përdoret për mua është shumë e shëmtuar dhe krijon terror. Janë 16 pronarë dhe pse duhet të arrestohet njëri dhe jo të 16-të me logjikë?! Këtu është problemi i mos funksionimit të shtetit. Mua nuk më shqetëson SPAK-u. Çfarë është një prokuror? Është një nëpunës. I paguan rrogën Edi Rama që i thotë të heqë gruan nga puna, të vëmë 10 policë nga prapa.”