Vendosni fjalën kyçe....

Borrell: Kosova e Serbia nuk u pajtuan për Marrëveshjen Bazë, kishin parakushte


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, njoftoi se Kosova dhe Serbia nuk ranë dakord për marrëveshje.

Borrell ka thënë se palët nuk ishin të gatshme që të pajtohen për Marrëveshjen Bazë, duke shtuar se kishin parakushte.

Ai po ashtu ka thënë se synojnë t’i afrojnë palët edhe drejt marrëveshjes, përfshirë edhe Asociacionin.

Dhe veprimet terroriste që i kemi dënuar sërish që sot jemi takuar me kryeministrin Kurti dhe pastaj me presidentin Vuçiç për të diskutuar për situatën dhe për të shpjeguar se rruga e vetme përpara është normalizimi përmes dialogut dhe se BE kërkon normalizim marrëdhëniesh midis dy vendeve dhe kemi pasur një pengesë të madhe që ka të bëjë me formimin e Asociacionit në Kosovë dhe në mënyrë që t’i afrojmë palët drejt një marrëveshje, ne propozuam në propozim të balancuar, evropian për Asociacionin dhe insistuam te palët që të marrin këtë rast që do të ishte hap i madh përpara.

Për fat të keq, palët nuk ishin të gatshme të pajtohen me këtë pa parakushte që ishin të papranueshme nga pala tjetër dhe në fund, ne kërkuam palët që seriozisht të angazhohen në procesin e normalizimit që mund të bëhet vetëm nëpërmjet dialogut, sepse është mënyra e vetme të avancojnë në rrugën evropiane, ne do të vazhdojmë të angazhohemi për arritjen e një marrëveshjeje, por sot për fat të keq, nuk ishte e mundur pa parakushte nga njëra palë që ishte e papranueshme nga pala tjetër”, deklaroi Borrell.