Vendosni fjalën kyçe....

Kryetari i Këshillit Evropian: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është thelbësor


Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar se dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor.

“Së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe kolegët e BE-së, u takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe më pas me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. De-eskalimi dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor”, ka shkruar Mishel në rrjetin social X.

Ai tha se pret që Komisioni Evropian të diskutojë më tej për këtë temë.