Administrata Trump planifikon të caktojë disa kartele kriminale në Amerikën e Jugut si Organizata të Huaja Terroriste (FTO), thanë pesë zyrtarë amerikanë, shkruan Borderland Beat që citon New York Times.
Urdhri Ekzekutiv i nënshkruar nga Presidenti Trump më 20 janar 2025, i referohej në përgjithësi karteleve në Meksikë. Ai gjithashtu emëroi në mënyrë specifike dy banda, Tren de Aragua, një grup me rrënjë në Venezuelë, Kolumbi, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara dhe Mara Salvatrucha, ose MS-13.
Banda e njohur me shkurtesën MS-13 u themelua në Los Anxhelos, Kaliforni nga emigrantë salvadorianë në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve 1980 dhe 1990 dhe u zgjerua në gjithë El Salvadorin dhe vendet e tjera pas dëbimeve kriminale.
Ndërsa janë të përfshirë thellë në zhvatje, trafikim njerëzor dhe dhunë, ato luajnë një rol më të vogël në tregtinë ndërkombëtare të drogës.
Lista e karteleve që do shpallen organizata terroriste
Bandat
Tren de Aragua (TdA)
Mara Salvatrucha (MS-13)
Kartelet meksikane
Karteli Sinaloa (CDS)
Cartel de Jalisco Nueva Generación (CJNG)
Cartel de Noreste (CDN)
La Familia Michoacána (LFM)
Carteles Unidos (CU)
Karteli i Gjirit (CDG)