Vendosni fjalën kyçe....

LIVE/ Gjunjëzohet Çekia, Seferi trefishon rezultatin (Video)


Taulant Seferi ka shënuar golin e tretë për kombëtaren dhe të dytin personal.

Një veprim i Dakut në zonë e nxori atë përballë portës të vetëm i cili e dërgoi lehtësisht topin në rrjetë. ka dyfishuar shifrat në sfidën përballë Çekisë.

Duket se Çekia me dhjetë lojtarë është dorëzuar dhe djemtë e drejtuar nga Sylvinho i kanë shfrytëzuar mirë rastet.

22:07:LIVE/ Shqipëria dyfishon shifrat me Seferin

Taulant Seferi ka dyfishuar shifrat në sfidën përballë Çekisë.

Një top i Nedim Bajramit në mesfushë u pasua për Hysajn e dërgoi në krahun e djathtë për Jasir Asanin i cili e dërgoi në qendër të sulmit ku u stopua nga Cikalleshi por topin në portën çeke e dërgoi Taulant Seferi.  

Shqipëria udhëheq 2-0 me golat e Asanit dhe Seferit ndërsa Çekia mbeti me 10 lojatarë që pjesën e parë.

21.02 : LIVE/ Shqipëria kalon në avantazh, Asani godet sërish (Video)

Jasir Asani është padyshim një nga udhëheqësit kryesor të kombëtares shqiptare drejt Euro 2024.

Një pasim të Ylber Ramadanit, Aasani e shndërroi në gol duke goditur topin nga jashtë zonës dhe e dërguar atë ne portën e mbrojtur nga portieri çek.