Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet “Saimir” në Ekuador, drejtuesi i mafies së drogës me lidhje me klanet shqiptare të trafikut


Në Ekuador është ekzekutuar George Samir Maestre Mena, alias ‘Samir’ ose ‘El Gordo’, një nga drejtuesit kryesor të trafikut kryesor të drogës në vendin e Amerikës Latine.

Ai u vra herët këtë të enjte, (12 tetor 2023) në një nga zonat më ekskluzive të qytetit në rrugën drejt bregut, në veri të Guayaquilit, raportojnë mediat vendase.

‘Samir’, i cili u largua nga grupi kriminal Los Choneros, drejtonte bandën e njohur si “Mafia-18”, e cila ishte në konflikt për territore me Los Lagartos për kontrollin e jugut të qytetit.

Vrasja e tij mund të shkaktojë një përçarje në tregun e drogës në qytet dhe në vend, sepse ai ishte një figurë shumë e fortë në biznesin e trafikut të drogës.

New Generation operon drejtpërdrejt me Sinaloa dhe Jalisco Neë Generation, si dhe me kartelet shqiptare të lidhura me Klanin Devesa të Spanjës.