Vendosni fjalën kyçe....

“Veliaj po shpërdoron paratë për rindërtimin, me më shumë para ndërton më pak shkolla se BE-ja”-Denoncimi


Bashkia e Tiranës me fondet për rindërtimin enkas për objektet arsimore po i tenderon disa herë më shumë se standardet e Bashkimit Evropian.

Me VKM Nr. 631, datë 29.7.2020 Bashkisë së Tiranës iu kalua fondi prej 5 184 188 593 (pesë miliardë e njëqind e tetëdhjetë e katër milionë e njëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e tre) lekë për të rindërtuar shkollat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Partia Demokratike, ku zëdhënësja e saj, Ina Zhupa në një deklaratë publike denoncoi duke publikuar shifrat se “Bashkia Tiranë ka tenderuar 30 milionë euro për të ndërtuar 14 objekte arsimore, ndërkohë që BE me standardet e tyre evropiane, tenderon 15 milionë euro për të ndërtuar 22 objekte arsimore”.

Nëse BE-ja me fondin prej 15 milionë euro ndërton 22 shkolla, Veliaj ndërton me 30 milionë euro vetëm 14 shkolla. Sipas kësaj llogarie Bashkia me fond më të lartë ndërton më pak shkolla.

Konkretisht do të thotë që BE një shkollë me standardet evropiane e ndërton me 681 mijë , një shkollë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, po me standarde evropiane e ndërton me 760 mijë Euro, ndërsa Bashkia e Tiranës e ndërton sot një shkollë me 2.2 milionë Euro duke tejkaluar edhe veten katër muaj më parë që thoshte që mund ta ndërtojë me 1.3 milionë Euro”-deklaron Zhupa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *