Vendosni fjalën kyçe....

Daja i Efraim Diverolit sulmon Nick Muzin për lidhje me Katarin


Daja i Efraim Diverolit, trafikantit amerikan të armëve të përmendur në çështjen ‘Gërdeci’ i cili  bleu nga Ministriae Mbrojtjes miliona dollarë municione kineze dhe i shiti në Afganistan sikur të ishin hungareze, ka sulmuar për lidhje me Katarin Nick Muzin, njeriun që u pagua për të lobuar dhe mbështetur Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara.

Në akuzën e tij në rrjetin social Instagram, daja i Efraimit, Rabbish Muley, shkruan se lobisti Muzini u bë një agjent i huaj i paguar dhe i regjistruar për Katarin, financuesi kryesor i Hamasit. 

Ai thotë se Muzin-i fitoi miliona të panumërta për këtë tradhti ndaj popullit të tij, i cili ka rekrutuar drejtues të organizatave sioniste të krahut të djathtë për të zbardhur me vetëdije ose pa vetëdije Emirin e Katarit që financon terrorin. 

“Ne tani shohim disa nga pasojat e kësaj zbardhjeje dhe miliarda e miliarda dollarë që Hamasi mori nga Katari ndërsa Emirati që financonte terrorin u rehabilitua ngadalë.” Shprehet Rabbish Muley ndër të tjera në statusin e tij.