Vendosni fjalën kyçe....

Refuzohet ekstradimi i ish-anëtarit të UÇK në Hagë, lirohet Dritan Goxhaj


Lirohet nga burgu ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Mediat raportojnë se Apeli ka refuzuar ekstradimin e Goxhajt në Hagë, duke rrëzuar vendimin e Shkalles së Parë.

Goxhaj u arrestua në vendin tonë më 31 korrik me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Krimet e Luftës. 

Gjyqtari Gent Shala ka vendosur refuzimin e ekstradimit dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm. Avokati Ardjan Visha apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila pranoi ekstradimin. Në seancën e sotme ishte i pranishëm edhe vet Goxhaj.