Vendosni fjalën kyçe....

Policia me “dorë të hekurt” për vjedhjen e energjisë elektrike, 12 të arrestuar dhe 7 në kërkim


Policia ka goditur 31 raste të vjedhjes së energjisë në qytete të ndryshme të vendit.

Sikurse bëhet me dije përmes një njoftimi për mediet, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar plot 12 persona për vjedhje të energjisë elektrike.  Po ashtu, 7 persona të tjerë janë shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale.

Këto raste janë evidentuar në Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër dhe Lezhë.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, gjatë kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në, kanë evidentuar 31 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, në të gjithë vendin.

Në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë proceduar shtetasit që kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, konkretisht:

DVP Tiranë/ Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë në varësi DVP Tiranë janë arrestuar në flagrancë shtetasit H. D., A. Ç., L. K. dhe S. A., janë proceduar penalisht shtetasit Th. K., Sh. Rr. dhe B. L., si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit K. S., A. Rr. dhe D. K.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasit D. B. dhe A. Sh., si dhe shpallën në kërkim shtetasin N. H., 55 vjeç.

DVP Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasit A. S. dhe L. L., si edhe proceduan penalisht shtetasen M. H. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u shpall në kërkim shtetasi L. A.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan janë arrestuar në flagrancë shtetasit Z. I. dhe T. B., 58 vjeç.

DVP Shkodër/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi B. I. dhe u proceduan penalisht shtetasit T. N. dhe F. N. Nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës u procedua penalisht shtetasja Z. D.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë u arrestua në flagrancë shtetasi F. M. dhe u procedua penalisht shtetasja N. M.

DVP Durrës/Nga specialistët për Hetimin e Krimit u shpallën në kërkim shtetasit A. Ll. dhe Q. P., si dhe u proceduan penalisht shtetasit L. P. dhe M. L.
DVP Lezhë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë u procedua penalisht shtetasi Gj. C., ndërsa nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u procedua penalisht shtetasi N. Gj.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.