Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën, përplasen me policinë


Teksa kanë dalë sot që herët në mëngjes bashkë me fëmijët e tyre, banorët e Bërxullës, të cilët po protestojnë kundër ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar, janë përplasur me policinë ndërsa kanë bllokuar njërin aks të rrugës së Rinasit.

“Shteti të na japë përgjigje”, thotë një banore. Ndërkohë policia ka ndërhyrë për t’i larguar nga rruga.

“Mos të na prekë njeri me dorë”, i drejtohen banorët efektivëve të policisë.

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata paralajmërojnë bllokimin e rrugës që të çon drejt Rinasit, por kjo tentativë e tyre ka hasur në rezistencën e policisë.