Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Fier, përfshihet nga flakët toka, digjen 300 rrënjë ullinj


Një sipërfaqe e konsiderueshme toke është përfshirë nga zjarri në fshatin Grecalli të Fierit.

Mësohet se era ka devijuar zjarrin në tokat e mbjella me ullinj.

Sipas banorëve, nga zjarri janë djegur 300 rrënjë ullinj.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja dhe po punon për shuarjen e flakëve.