Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen në flakë rezervuari i karburantit në postën kufitare mes Iranit e Afganistanit (Video)


Një zyrë doganore në kufirin e Iranit me Afganistanin shpërtheu në flakë, duke dërguar re të dendura tymi në qiellin e shkretëtirës.

Zjarri që u kap në video, besohet të ketë filluar në një rezervuar karburanti. Pamjet e siguruara nga agjencia e lajmeve video të RT Ruptly tregojnë zjarrin që shpërthen nga struktura doganore. Qielli i pastër i shkretëtirës u mbulua shpejt nga tymi i zi i trashë.

Media lokale thotë se zjarri filloi në një rezervuar karburanti dhe dëmtoi katër kamionë transporti.

Vetë posta doganore ndodhet në fshatin Mahirud në provincën e Khorasanit jugor të Iranit, që kufizohet me provincën Farah të Afganistanit në lindje. Deri më tani nuk ka asnjë informacion për ndonjë viktimë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *