Vendosni fjalën kyçe....

Bullgaria do furnizojë me raketa tokë-ajër Ukrainën, kryeministri Denkov: Do përdoren vetëm për mbrojtjen e njerëzve


Në një takim me dyer të mbyllura, politikanët votuan 141-40, me 3 abstenime, në favor të furnizimit të Ukrainës me raketa tokë-ajër, për të kundërsulmuar sistemin e mbrojtjes ajror ruse, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve BTA. Ata ranë gjithashtu dakord të furnizonin municion të armëve automatike të kalibrit të vogël.

“Nëse raketat bullgare përdoren, ato do të jenë për mbrojtjen e njerëzve, ato nuk janë raketa sulmuese,” u tha gazetarëve të mërkurën kryeministri Nikolai Denkov.

Këto raketa nëse përdoren në Ukrainë, do të jenë për mbrojtjen e qyteteve si Kievi. Ato janë për mbrojtjen ajrore,” tha Denkov.

“Unë mendoj se pas gjithçkaje që kemi parë në kohët e fundit, Rusia është e fundit që mund të flasë për respektimin e traktateve ndërkombëtare,” tha Denkov pasi Shërbimi Federal Rus për Bashkëpunimin Ushtarak-Teknik i kërkoi Bullgarisë të mos dorëzojë raketa në Ukrainë për të shmangur shkeljen e ligjit ndërkombëtar.

Ekspertët ushtarakë thanë se raketat nuk mund të riparohen në Bullgari, por Ukraina mund t’i përdori ato për pjesë rezervë.

Shefi i mbrojtjes, admirali Emil Eftimov, siguroi politikanët se armët e ofruara nuk dëmtojnë aftësitë mbrojtëse të Bullgarisë.

Bullgaria, e cila u bashkua me NATO-n në 2004, ende ruan rezerva armësh të dizajnuara nga sovjetikët dhe ka fabrika të shumta që prodhojnë municione për to.