Vendosni fjalën kyçe....

Lirohen për mungesë provash katër nga të arrestuarit e sulmit në veri të Kosovës


Prokuroria Speciale e Kosovës ka liruar katër persona të arrestuar më 24 shtator në Banjskë të komunës së Zveçanit për mungesë provash nga Policia e Kosovës.

Ata janë arrestuar teksa afër manastirit në Banjskë janë zhvilluar përleshje në mes të Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur. Në sulmin terrorist janë vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe tre sulmues.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka arrestuar dhe katër persona tjerë. Për tre prej tyre është marrë vendim për paraburgim prej një muajsh.

Të dyshuarit me inicialet. B.S., D.M, dhe V.T, akuzohen për veprat penale, kryerja e veprave terroriste dhe vepra të rënda kundër rendit kushtetutes dhe sigurisë së Kosovës.