Vendosni fjalën kyçe....

Urbani i Unazës përplaset me një makinë tjetër, përfundojnë të dy në Lanë (Video)


Një urban i linjës së Unazës ka përfunduar në Lanë pas përplasjes me një mjet tjetër.

Po kështu edhe mjeti me të cilin u përplas urbani ka përfunduar gjithashtu në Lanë.

Nga përplasja janë plagosur dy persona, të cilët kanë qenë brenda mjetit të vogël.

Ngjarja ka ndodhur në Unazë pranë Kinema Agimit rreth orës 20:00 të mbrëmjes.

Njoftimi

“Më datë 29.04.2022, rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dy pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”