Vendosni fjalën kyçe....

U kapën me doza kokaine, arrestohen dy të rinjtë në Himarë


Dy të rinj janë arrestuar në Himarë pasi u kapën në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike.

Shtetasit G.H 25 vjeç dhe E.M 21-vjeç banues në Elbasan u arrestuan pas kontrollit që policia i bëri në makinën e tyre ku u gjeti disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Komisariati i Policisë Himarë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza, si rezultat u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim i shtetasve:

-G. H., 25 vjeç, dhe E. M., 21 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me të cilin qarkullonin këta dy shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar kokainë, 2 aparate celulare, një sasi parash (lekë, euro, paund dhe franga) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas u shisnin lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme” -njofton policia