Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk është çështje emergjente”- Shtyhet më 13 maj seanca për ish-ministrin Tahiri


Shtyhet për në 13 maj seanca për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjykata e Pocsaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (GJKKO) duke iu referuar aktit normativ, thotë se kjo nuk konsiderohet një çështje emergjente.

Për më tepër, që çështja të niste duhej të ishin të pranishme të gjitha palët në proces. Por, avokatët e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Cela, kanë kërkuar përjashtimin e tre gjyqtarëve të cështjes së tij, Albana Boksi, Nertina Kosova, Nure Dreni. Kjo me arsyetimin se kanë gjykuar çështje të bashkëlidhura.

Vetë Tahiri nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati Maks Haxhia.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e ka shpallur fajtor ish-ministrin Tahiri, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” duke e dënuar me 3 vite shërbim prove.

Ish-drejtori i policisë, Jaeld Çela, sëbashku me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, akuzohen nga Prokuroria për favorizim të grupit kriminal “Habilaj”, në trafikun ndërkombëtar të drogës. Çela u dënua në shtator të vitit të kaluar me 3 vjet e 4 muaj burgim. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *