Vendosni fjalën kyçe....

Rikthimi i Bashës, Berisha: Vegël në duart e Ramës, zbaton axhendën e tij


Takimin dje me të rinjtë të ish-kryetari të PD-së, Lulzim Basha, e cila u cilësua si një rikthim i tij në skenën e politikës, e komentoi edhe Sali Berisha. .

I pyetur sot nga gazetarët, Berisha ndërsa theksoi se Basha është vegël në duart e Edi Ramës dhe zbaton axhendën e tij.

Çfarë më tremb mo? Çfarë pyet? Po e përdor Rama. Mos bëj shaka. Mos më pyet. Ta pyes Ramën ai. Ai është vegël në duar të Ramës. Bën ça i thotë Rama. Mos më pyesni mua për axhendën e tij. Axhendën e tij e shkruan Rama. Atij axhëndën ia bën Rama. Ç’të dojë të bëjë…(qesh) Bëri fushatë Basha? Ku e bëri fushatën? Nuk bëri fushatë, ajo është historia e kalit të Timurit, ato i mori kali. Vuri logon dhe i mori logoja. Lavdi logos.”, tha Berisha.