Vendosni fjalën kyçe....

Transportonin 12 emigrantë kundrejt shumës 500 euro arrestohen 2 persona në Lezhë


Arrestohen dy bashkëpunëtor në Lezhë, pasi u kapën duke transportuar me 2 automjete, kundrejt 500 eurove/person, të 12 emigrantëve nga Vendet e Treta.

Policia ka sekuestruar 2 automjetet me të cilat kryhej transportimi.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, është bërë me dije se dy shtetas po bashkëpunonin për të transportuar kundrejt pagesave, disa emigrantë që synonin të kalonin kufirin, ilegalisht, është finalizuar operacioni policor i koduar “Bllokada”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit E. J., 45 vjeç, banues në Kavajë dhe K. U., 32 vjeç, banues në Krujë.

Në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, janë lokalizuar dhe ndaluar për kontrolle, automjetet tip “Benz” dhe tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasit E. J. dhe K. U. Në këto automjete ishin në total, 12 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët po transportoheshin nga 2 të arrestuarit, kundrejt 500 eurove/person, me qëllim kalimin e kufirit, në mënyrë të kundërligjshme.Me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjetet tip “Benz” dhe tip “Volkswagen”, njofton policia.