Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja në Rinas, shpallen në kërkim 2 persona


2 persona janë shpallur në kërkim nga policia lidhur me grabitjen në Rinas më 9 prill.

Bëhet fjalë për Klement Çalën dhe Aleks Pepën. Dyshohet se Pepa ka marrë pjesën në grabitjen brenda aeroportit të Rinasit më 30 qershor të vitit 2016, ku dyshohet se u mor një shumë prej rreth 1 milion eurosh.

Ai dyshohet se është pjesë e grupit prej 5 anëtarësh që kreu grabitjen në pistën e aeroportit të Rinasit ku u morën disa milionë euro, një shumë që mbetet ende e pazbardhur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *