Vendosni fjalën kyçe....

Djali i Donald Trump “viktimë” e hakerave, i marrin llogarinë e “X”


Djali i ish-presidentit Trump ka shpërndarë disa postime shokuese në llogarinë e tij në rrjetin X (Twitter) për të cilat thuhet se vijnë si rezultat i një sulmi hakerash.

Siç njoftohet i biri i Trump ka humbur kontrollin e llogarisë së tij më 20 shtator kur dhe nisën postimet e çuditshme mes të cilave dhe njoftime se babai tij Donald Trump kishte vdekur.

Postimet kishin dhe nota humori:

Në një prej tyre thuhej: “Me trishtim njoftoj se babai im Donald Trump ka ndërruar jetë. Unë do të garoj vetë për president në 2024.”

Por shpejt pas komenteve përdoruesit nisën të raportonin se llogaria e tij ishte vjedhur teksa postimet po bëheshin gjithnjë e më të çuditshme , derisa më tej nisën të fshiheshin.

Në të tjera postime humoristike shkruhej: “Lajm i fundit: Tani do të sulmojmë Korenë e Veriut, ta bëjmë tym”.

I biri i Trump ende nuk ka dhënë një deklaratë për ngjarjen por vëllai i tij më i vogël Eric, shkruante nënjë koment: “Dua që t’i kthehet sa shpejt llogaria edhe pse kjo është zbavitëse, fundja fjalëkalimi i tij ishte vetëm Don2024”.