Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Begaj dekreton emërimin në detyrë të ministrave të rinj


Presidenti Bajram Begaj ka firmosur ndryshimet e kabinetit të ri qeveritar, që u bënë të ditura nga kryeministri Rama pak ditë më parë gjatë Asamblesë së Partisë Socialsite.

Begaj dekretoi shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj.

Kështu presidenti dekretoi shkarkimin e Olta Xhaçkës si Ministre e Jashtme, Frida Krifcën si Ministre e Bujqësisë, Evis Kushin si Ministre e Arsimit dhe Edona Bilalin e Milva Ekonomi të cilat nuk do të jenë më pjesë e qeverisë.

Ndërkohë ka dekretuar shkarkimin e Ogerta Manastriliut si Ministre e Shëndetësisë dhe emërimin e saj si Ministrie e Arsimit dhe Sportit.

Në postin e ministrisë së Shëndetësisë emërohet Albana Koçiu, e cila mbante pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.

Për Ministrinë e Ekonominë dhe Financat është emëruar ministër Evin Mete, duke zëvendësuar Delina Ibrahimaj, që merr drejtimin e Ministër Shteti për sipërmarrjen dhe klimën e bizensit, duke zevendësuar  Edona Bilalin.

Anila Denaj, deri pak kohë më parë, Ministër e Financave, rikthehet në Kabinet, në postin e Ministrises së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e mbajtur Frida Krifca.