Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë nevoje kishin Avdylajt? Përgjigja e Dakos: Kënaqësia për të darkuar me kryetarin (VIDEO)


Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ka folur sërish për drekën me Avdylajt.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Open” në “Top Channel”, Dako tha se ka qenë i ftuar në një drekë me 12-13 persona, por nuk e mbante mend që edhe Altin Avdylaj, i cili akuzohet për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, të ketë qenë i pranishëm.

 “Në atë drekë kanë qenë 12 apo 13 veta… Kam qenë i ftuar, për fat të keq kanë qenë dhe këta, por unë kam qenë i ftuar nga të tjerë. Nuk mbaj mend se ka ndodhur në 2017. Nuk kam qenë unë i përgjuar por ata. Altini Avdylaj nuk ka qenë në drekë me sa mbaj mend unë. Nuk më shqetëson fakti që jam në drekë me këta persona, sepse në këto dreka dhe darka i kemi pjesë të punës tonë, me grupe të ndryshme interesi, me njerëz në nevojë, me komunitete të ndryshme, gra, të rinj, pleq që kanë dëshirë të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme me kryetari, në dreka e darka. Për aktivitet nga më të ndryshme, lloj lloj bamirësish që bëjmë, me iftaret.”, tha Dako.

E pyetur nga gazetarja se cila ishte nevoja e Avdylajve për drekë dhe Dako u shpreh se ishte kënaqësia për të drekuar me kryetarin e bashkisë.

“Kënaqësia për të ngrënë dreka e darka me kryetarin dhe ne për të qëndruar pranë çdo qytetari, pranojmë ftesa për dreka e darka me çdo njeri që e kërkon një gjë të tillë. ”, u shpreh Dako.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *