Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet data për përgjigjet e llotarisë amerikane, shkak pandemia e COVID-19


Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtyrë datën për përgjigjet e llotarisë amerikane që priteshin të merreshin më 5 maj.

Në një vendim të ri, DASH ka njoftuar aplikantët se përgjigjet do ti marrin në 6 qershor.

“Për shkak të pandemisë aktuale të koronavirusit, dalja e përgjigjeve për fituesit e Lotarisë Green Card DV-2021 do të shtyhet për një muaj, deri në qershor.”– thuhet në një njoftim.

Çfarë duhet të dini

DASH thotë se nëse keni marrë pjesë në lotarinë DV-2021, nuk keni nevojë të shqetësoheni për asgjë për momentin. Gjithçka çfarë duhet të bëni është të prisni një muaj tjetër dhe të kryqëzoni gishtat se jeni ju një nga fituesit.

Nuk do të ketë ndryshime thelbësore, pasi edhe në të kaluarën ka patur vonesa për arsye të ndryshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *