Vendosni fjalën kyçe....

Altin Goxhaj: Patronazhistët më kanë kërcënuar me jetë, u them të blejnë brisqe dhe shkumë


Avokati Altin Goxhaj pretendon se si dhe kolegët në studion e tij ligjore janë kërcënuar nga ‘familja e patronazhistëve’ që sipas tij aderon pranë PS-së, dhe merret me mbledhjen e të dhënave për qytetarët.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj thotë se do të ngrejë një padi kolektive ndaj PS-së, për vjedhjen dhe abuzimin me të dhënat personale.

“Sot familja e patronazhistave ka guxuar dhe na ka kërcënuar me jetë ne si studio ligjore. Ne i kërkojmë publikisht të blejnë brisqe të markës Gillet, shkumë Nivea dhe krem aftershave Dior. Ndërsa tjetër gjë se çfarë do të bëjmë me fuksat në aspektin ligjor.

Por pyetja për ju të gjithë nga Studio jonë Ligjore është:

A JENI GATI PËR NJË PADI KOLEKTIVE NDAJ PS DHE SHTETIT PËR VJEDHJEN, ABUZIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE DHE DËMSHPËRBLIM PËR PASOJAT E RËNDA QË NA KANË SHKAKTUAR?”- shkruan Goxhaj.

Është bërë dy javë qëkur ka qarkulluar informacioni se Partia Socialiste kishte marrë të dhënat personale të më shumë se 900 mijë qytetarëve të Tiranës dhe i ka përdorur ato për fushatën elektorale. Këto të dhëna me shumë gjasa dyshohen se janë marrë nga portal e-albania.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *