Vendosni fjalën kyçe....

Fotot/ Goditja e bandës së drogës te Kodra e Diellit, ja kush janë 5 nga 8 të arrestuarit


Policia e Tiranës ka goditur një  grup trafikantësh të lëndëve narkotike, pas gati 4 muajsh hetime intensive.

Si pasojë e operacionit u vunë në pranga 8 persona u vunë në pranga një tjetër është shpallur në kërkim.

ABC News ka arritur të sigurojë fotot e pesë nga tetë të arrestuarit e këtij operacioni.

Të arrestuarit janë Herald Rexhepaj, Viola Bendaj, Arolf Harizi, Arlind Aga, Xhersildo Arifllari, Dashamir Shehu, indrit Gjoshi, Devis Saliaj.

“Blutë” njoftuan se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin kokainë dhe kanabis në sasi të mëdha dhe më pas i shitnin në zona të ndryshme të kryeqytetit në doza  të vogla.

Po ashtu janë sekuestruar 650 doza kanabis, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg kanabis, qindra qese farmaceutike që shërbenin për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe pesë telefona.

Grupi ishte kthyer në një problem të madh për banorët e zonës, të cilat disa herë ishin ankuar, pasi trafikantët shisni doza edhe poshtë pallateve ku ata jetojnë.

Pas ankesave, policia ka bërë blerje të stimuluara për të vërtetuar edhe pretendimet e banorëve

 

 

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e ABCnews.al