Vendosni fjalën kyçe....

Soreca takohet me Ramën, diskutim mbi përgatitjen e Samitit të Procesit të Berlinit


Ambasadori Luigi Soreca u takua sot me Kryeministrin Edi Rama në fillim të mandatit të tij të përkohshëm si i Ngarkuari me Punë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Ambasadori Soreca konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë për të konsoliduar progresin e arritur deri tani, intensifikimin e mëtejshëm të procesit të reformave në muajt në vijim dhe thellimin e transformimit të vendit në rrugën e tij drejt BE-së.

Gjithashtu u diskutua për përgatitjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë së shpejti.

‘Në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Ambasodri Soreca konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë me synimin. Për konsolidimin e progresit të arritur deri tani, intensifikimin e mëtejshëm të procesit të reformave në muajt e ardhshëm dhe thellimin e transformimit të vendit në rrugën e tij drejt BE- së.’, shkruan në rrjetin social X Zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri.