Vendosni fjalën kyçe....

Basha vizitë në një familje në Berat, fëmija i lë në dorë pusullën që e surprizoi (Video)


Kreu i PD-së ka qenë sot në Berat në një takim me banorët e këtij qyteti.

Basha ishte për vizitë në një familje e teksa bisedonte me të rriturit e saj, një nga fëmijët e shtëpisë iu afrua duke i lënë në dorë një letër. Në pusullë shkruhej: “Basha ajde në Berat, Rama ik na Berati!”

Basha u shpreh tejet i surprizuar me mesazhin që shkruhej në letër duke e falënderuar fëmijën.

“Të falënderoj Xhoel. Kur të vij, do vij që të të ndihmoj që të kemi shkolla sa më të mira. Me ngrohje në dimër dhe të keni tableta. Basha dhe ekipi i Bashës do punojë që të gjithë fëmijët të keni tableta se ju jeni e ardhmja. Faleminderit nga zemra.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *