Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 49-vjeçarja në Malësi të Madhe, u përplas nga makina


Një 49-vjeçare ka humbur jetën pas një aksident në Malësi të Madhe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Pjetroshan teksa gruaja është përplasur nga një mjet që drejtohej nga 51-vjeçari me iniciale B.J., banues në Shkodër.

Ky i fundit është shoqëruar menjëherë në polici për t’u pyetur mbi rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Më datë 16.02.2020, rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe mjeti  me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *