Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Kukës, KQZ vendos që kandidati i Berishës të garojë nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për zgjedhjet e Kukësit koalicionin “Bashkë Fitojmë” mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokristiane.

Mësohet se kandidati i Rithemelimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, Emri Vata, do të garojë nën siglën e koalicionit.

KAS ka rrëzuar kërkesën e Rithemelimit për garimin e kandidatit të saj nën siglën e PD-së, gjë që do e bëjë kandidati i Partisë Demokratike zyrtare.