Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi nuk mund të normalizohet pa u liruar tre policët e Kosovës, i kam dërguar letër Scholzit dhe Macronit


Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka folur për situatën e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama tha se ky tensionim prek edhe Shqipërinë, që sipas tij marrëdhënia mes Tiranës dhe Beogradit nuk mund të normalizohet pa u liruar tre policët e Kosovës.

“Nuk mund të ketë normalitet në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi pa u liruar 3 policët e Kosovës. Mbajtja e 3 policëve të Kosovës në burg është lajthitje shtetërore!’- tha Rama.

Rama deklaroi se i ka dërguar një letër të dytë presidentit të Francës dhe kancelarit Gjerman për të nxitur zbatimin e planit franko gjerman. 

Pardje i kam nisur një letër të dytë pas draft statutit presidentit Macron dhe Kancerlarit Scholz dhe Sharl Michel për domosdoshmërinë për një shtysë konkrete. Natyrisht dhe me mbështetjen e SHBA-së që plani franko gjerman të zbatohet medoemos”-deklaroi Rama.