Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Peru, 25 viktima e 13 të plagosur


Një aksident tragjik në malet Ande të Perusë shkaktoi 25 viktima dhe plagosi 13 të tjerë, thanë autoritetet vendase të hënën.

Autobusi po shkonte për në qytetin Sorochuco të dielën në mbrëmje kur u përmbys dhe u rrëzua nga një shpat duke rënë në lumë, tha Olga Bobadilla, prokurorja provinciale për rajonin e Cajamarca.

“Po mblidhen ende informacione pasi aksidenti ka ndodhur natën në një rrugë mjaft të thyer, të paasfaltuar, ku autobusi ka rënë në lumë”, tha Bobadilla.

Mediat vendase raportuan se autobusi po udhëtonte nga qyteti i afërt Celendin, i cili shpalli tre ditë zie.

Aksidentet janë të zakonshme përgjatë rrugëve të pasigurta të Perusë, me rreth dy duzina njerëz që humbën jetën në një aksident në shtator dhe të paktën 24 të tjerë vdiqën kur një autobus u rrëzua nga një shkëmb në janar 2023.