Vendosni fjalën kyçe....

Futbollisti algjerian rrëzohet në fushë, vdes nga ataku në zemër


Futbollisti algjerian Sofiane Loukar ka vdekur pasi u rrëzua në fushë teksa luante një ndeshje me ekipin e tij Mouloudia Saida në kategorinë e dytë.

Loukar thuhet se u përplasur me portierin e tij në minutën e 26-të të takimit të Ligës 2 algjeriane në ndeshjen ndaj ASM Oran.

Pas trajtimit, lojtari u kthye në fushë, por u rrëzua papritur rreth 10 minuta më vonë.

Sipas Reuters, duke cituar mediat lokale, Loukar u dërgua me shpejtësi në spital por vdiq nga një atak në zemër rrugës.

Raporte të tjera kanë treguar se shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar.

Shërbimi i Shtypit i Algjerisë tregoi se Loukar ishte 28 vjeç në kohën e vdekjes së tij, megjithëse diku tjetër ai është renditur si 30 vjeç.

Për ta shtuar edhe më shumë tragjedinë, futbollisti mësohet se është martuar vetëm një javë para ngjarjes fatale të së shtunës.