Vendosni fjalën kyçe....

Me not nga Otranto për në Shqipëri, ndërpritet rrugëtimi i Eva Buzos (Foto+Video)


E nisur prej ditës së djeshme nga brigjet e Otrantos në Itali shqiptarj-australiania Eva Buzo ka shfaqur shqetësime në rrugëtimin e saj për në Shqipëri me not.

Gjatë 28 orëve not, ajo ka shfaqur probleme me të folurin nga kripa e tepërt, ndërsa së fundmi atleten shqiptare e ka pickuar kandili. Në këto kushte, trajnerët e kanë këshilluar të ndalojë notin, por Eva nuk ka pranuar. Evës i ka mbetur edhe pak orë për të mbërritur në Vlorë, atje ku ajo i kishte vendosur qëllim vetes si destinacion.

Por për shkak të problemeve ajo ka ndërprerë notimin dhe është shtruar në spital. 

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se ajo është vendosur në terapi intensive menjëherë, teksa sipas mjekëve ka hipotermi për shkak të qëndrimit në ujë.

Mendimi për tu nisur me not drejt vendit të origjinës së saj, i erdhi gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, kur duke parë në Google Maps disa vende të mundshme për të notuar, u ndal në distancën midis Italisë dhe Shqipërisë.

Dëshira më e madhe e imja është që të mbërrijë në bregdetin shqiptar dhe të pritem me përshëndetje nga familjarët që jetojnë në Shqipëri”, është shprehur ajo në një intervistë në media.

Gjithashtu në intervista ajo thotë se e ndërmerr këtë nismë për të promovuar edhe Shqipërinë.

Eva Buzo ka lindur në Australi dhe është angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë Ëorld Vision dhe Save the Children.

35 vjeçarja është me profesion avokate dhe është shumë e suksesshme. Buzo ka zgjedhur të bëjë histori me pasionin e saj, duke notuar nga perëndimi në lindje, për të mbërritur në plazhin e Vlorës.