Vendosni fjalën kyçe....

Berisha shkon sot në SPAK


Ish-kryeministri Berisha pritet të paraqitet sot në SPAK. Seanca është parashikuar të nisë rreth orës 10 të mëngjesit.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej  30 dhjetorit ndërsa gjykata i ka ka hedhur poshtë më herët kërkesën për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

Ish-kryeministri u la në arrest shtëpie pasi kundërshtoi të paraqitej në gjykatë kur u thirr për të dëshmuar për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, çështje për të cilën po hetohet edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Berisha e quan çështjen të motivuar politikisht ndërsa ka sulmuar prokurorët e SPAK-ut Kraja e Millonai dhe gjyqtaren e Gjykatës së  Posaçme se  marrin urdhra nga Edi Rama.