Vendosni fjalën kyçe....

Kina po i shmang kontaktet me ushtrinë amerikane – Pentagoni


Përpjekjet e Pentagonit për të kontaktuar ushtrinë e Kinës në muajt e fundit janë injoruar ose kundërshtuar, ka pohuar Ely Ratner, Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes i SHBA për Çështjet e Sigurisë Indo-Paqësorit.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ‘beson në rëndësinë e linjave të hapura të komunikimit me Kinën dhe ne kemi kërkuar të ndërtojmë ato linja të hapura komunikimi. Fatkeqësisht kemi pasur shumë vështirësi kur kemi propozuar telefonata, takime, bisedime,’ tha Ratner gjatë një aktiviteti të organizuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington të enjten.

Kryetari i Shtabit të Përbashkët, Gjenerali Mark Milley, së bashku me kreun e Komandës Indo-Paqësore të SHBA-së, admiralin John Aquilino dhe zyrtarë të tjerë më uniformë e civilë, i kanë kërkuar Pekinit dialog, por ‘ato kërkesa u refuzuan ose nuk morën përgjigje, tha ai.

“SHBA dhe Departamenti i Mbrojtjes kanë pasur një dorë të shtrirë në këtë çështje të angazhimit ushtarak, por ne ende nuk kemi pasur partnerë të gatshëm,” shpjegoi Ely Ratner.

Dialogu midis zyrtarëve ushtarakë të të dy vendeve është thelbësor ‘për të parandaluar keqkuptimin dhe llogaritjen e gabuar dhe për të parandaluar krizat që të dalin jashtë kontrollit’, këmbënguli zyrtari.

Sipas një raporti nga Financial Times, Pekini i tha Uashingtonit në fillim të këtij muaji se ‘ka pak mundësi’ që Li të ulet me Austin në Singapor për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj shefit të mbrojtjes kineze për përfshirjen e tij të supozuar në blerjen e armëve të avancuara ruse.

Megjithatë, Ratner pohoi se këto kufizime në asnjë mënyrë nuk e pengojnë Li të zhvillojë bisedime me homologun e tij amerikan. “Topi është në fushën e tyre në këtë pikë,” tha ai.