Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Lushnjë, RENEA shoqëron dhjetëra persona, mes tyre autorët e dyshuar të vrasjes së Bledar Muçës


Dhjetëra forca policie të repartit RENEA kanë zbarkuar në Lushnjë, Lezhë, Durrës e Shkodër një ditë pas ekzekutimit të Bledar Muçës në Lushnjë.

Gjatë kontrolleve të kryera janë shoqëruar dhjetëra persona mes të cilëve dyshohet se janë edhe bashkëpunëtorë në atentatin që la pas një viktimë e pesë të lënduar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lushnjë ku disa persona ende të paidentifikuar hapën zjarr me automatik duke lënë të vrarë pronarin e një lokali në Lushnjë dhe duke plagosur pesë të tjerë.

Ata dyshohet se kanë qëlluar nga një makinë në ecje që u gjet e djegur pak më pas në fshatin Thanasaj të Lushnjë e ishte vjedhur në Vlorë.