Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkoi 10 vite burg për Kokën, avokati Vishaj: Vendim politik, shpresoj se gjykata s’do bjerë në këtë nivel


Skandaloze e ka quajtur kërkesën e SPAK për 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, avokati Sajmir Visha.

Sipas tij kërkesa e prokurorisë është bërë për çështje politike e aspak ligjore duke katërfishuar masën e dënimit.  

Ai tha gjithashtu se shpreson që gjykata të mos bjerë në nivelin e prokurorisë.

“Institucionet që kanë qenë pjesë e komisionit dhe kanë përpiluar draftin, për mua është skandaloze, standard i dyfishtë. Për shpërdorim detyre në raste të tjera nuk e kanë kërkuar një vit. Kjo bëhet për çështje politike dh aspak ligjore ndaj ka katërfishuar masat e dënimit. Shpresoj që gjykata e shkallës së parë të mos bjerë në këtë nivel, nuk mund të presësh me thikë masat si për atë që është fajtor dhe atë që ka rol dytësor.” – u shpreh ai.