Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Koka, Mirel Mërtirin e Klodian Zoton, 4 vite për ish-deputetin e PS-së Bllako


SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Për ish-deputetin e PS-së prokuroria ka kërkuar 4 vite burg.

Nga 10 vite burg ka kërkuar prokuroria për Mirel Mërtirin e Klodian Zoton.

Ndërkohë për shkak të gjykimit të shkurtuar të gjithë mund të përfitojnë ulje dënimi nëse dënohen nga gjykata.

Në total për 9 të pandehurit SPAK ka kërkuar 57 vite burg.

Sipas SPAK, Koka në cilësinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milionë euro ryshfet nga tre administratorët e kompanisë Albtek Energy, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja për dhënien me koncesion dhe ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit.

Kërkesa e SPAK

Lefter Koka, 10 vite – 6.8 vite

Alqi Bllako 4 vite – 2.8 vite

Serafin Papa 4 vite

Pëllumb Abeshi 4 vite

Jonida Zeqo 4 vite

Bardhyl Çabiri 4 vite – 2.8 vite

Mirel Mërtiri 10 vite – 6.8 vite

Stela Gugallja 7 vite – 4.8 vite

Klodian Zoto 10 vite – 6.8 vite