Vendosni fjalën kyçe....

E përplasi furgoni në Shëngjin, ndërron jetë 6-vjeçari nga Burreli që kishte ardhur me pushime nga Anglia


Një fëmijë i mitur ka humbur jetën pasi u përplas nga një furgon në Shëngjin.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm ku 6-vjeçari u godit nga mjeti e humbi jetën në spital.

Drejtuesi i furgonit me iniciale Sh.P. është shoqëruar në policinë e Lezhës. I mituri nga Mati kishte ardhur me familjen nga Anglia për të pushuar në Shëngjin.

Njoftimi

Informacion paraprak

Më datë 18.08.2021, rreth për 08.45, në Shëngjin, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.