Vendosni fjalën kyçe....

Trump i bën thirrje kompanisë “Apple”: Ikni nga Kina, prodhojini produktet në SHBA!


Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar kompanisë “Apple” që t’i të bëjë produktet e saj në SHBA në vend të Kinës. Kjo deklaratë vjen pasi parashikimi i ulur i të ardhurave nga gjiganti i “Silicon Valley” u rrëzua në treg, por Trump tha se nuk është i shqetësuar për këtë.

“Apple prodhon në Kinë. I thashë CEO-s së kompanisë, Tim Cook, i cili është një mik i imi dhe që më pëlqen shumë. Bëjini produktet tuaja në Shtetet e Bashkuara”, tha Trump para gazetarëve në një takim në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Ai shtoi se gjigandi i teknologjisë duhet të “ndërtojë ato pajisje të mrekullueshme dhe të bukura” në Amerikë, pasi Kina aktualisht është “përfituesi më i madh” i saj, që prodhon shumicën e produktit.

“Dua që Apple të bëjë iPhonen-n e tyre dhe të gjitha gjërat e mëdha që ata bëjnë, në Shtetet e Bashkuara dhe kjo do të ndodhë”, përfundoi lideri i SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *