Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Berisha s’ka asnjë arsye të tërhiqet, e kërkon Rama që të shkalafisë opozitën


Deputeti i PD-së Paloka tha para hyrjes në Kuvend se nuk ka asnjë arsye që Berisha të tërhiqet.

I pyetur nga gazetarët, ai tha se kjo është një kërkesë që vjen nga kryeministri Rama ndërsa shtoi se koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë mbi 500 mijë vota në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Ne e dimë realitetin. E dimë që i vjedhin, manipulojnë. Ne duhet të marrim përgjegjësinë për t’u përballur me këta. Ju e patë vetë si shkuan zgjedhjet. Ne përballemi me një realitet që është ky, një qeveri që vjedh dhe manipulon. Asnjë hap s’ka pse të bëjë pas Berisha se e kërkon Rama. E kërkojnë këtë që të shkalafitet opozita. Ju po thoni hajde t’i japim një dorë Ramës.” – tha Paloka.