Vendosni fjalën kyçe....

Qarku Dibër/ PS-ja drejt fitores në të 4 bashkitë


Në qarkun Dibër, kryebashkiaku Rahim Spahiu kryeson në Dibër me 67.93% të votave kur janë numëruar 29 nga 99 kuti. Kandidati i BF Ismail Uka ka rreth 26.82% ndërsa kandidati i PD-së Naim Gazidede ka 5.25%.

Në bashkinë Klos deri më tani janë numëruar 24 nga 27 kuti dhe kandidatja e Partisë Socialiste Valbona Kola kryeson me 55.61% të votave, ndërsa rivali i saj Bedri Hoxha ka 44%.

Në Bashkinë Mat Agron Malaj i PS shkon drejt fitores me 31 kuti të numëruara nga 49 gjithsej, me mbi 67.02% të votave ndërkohë që rivali i tij Skënder Gjuci i BF ka 32.98% të votave.

Bashkia Bulqizë ka 49 qendra votimi dhe deri tani janë numëruar 31. Edhe këtu kryeson kandidatja e PS Festime Mjeshtri me 60.59% të votave, ndërkohë që kandidati i koalicionit Berisha Meta, Defrim Fiku shkon 39.41%.