Vendosni fjalën kyçe....

Qarku Kukës/ Bashkë Fitojmë fiton në Has, PS kryeson në Kukës e Tropojë


Në bashkinë Kukës kryebashkiaku socialist Safet Gjici kryeson teksa janë numëruar 16 nga 73 kuti. Gjici ka 51% të votave përkundrejt 41% të kandidatit të Bashkë Fitojmë Admir Sinamatit.

Në këtë bashki garon edhe Abedin Oruçi i PEISH, i cili ka marrë 7.74%.

Në Bashkinë e Tropojës kur janë numëruar 26 kuti nga 38 kandidati socialist Rexhë Byberi kryeson me 51.87%, ndërkohë që 48.13% ka rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ Besnik Dushaj.

Në Bashkinë e Hasit është kandidati i Bashkë Fitojmë Miftar Dauti që ka fituar me 4400 vota përballë kandidatit socialist Beqir Mulaj, i cili ka marrë 3488 të votave.