Vendosni fjalën kyçe....

Qarku Berat/ PS kryeson në 4 bashki, Bashkë Fitojmë para vetëm në Kuçovë


Në bashkinë e Beratit kryebashkiaku socialist Ervin Demo kryeson me 63.15% të votave kur janë numëruar 60 nga  117 kuti gjithsej.

Në Poliçan janë numëruar 20 nga 22 kuti e kandidati socialist Adriatik Zotkaj është praktikisht fitues duke qenë se ka 78.4% të votave ndaj 12% të Florian Qamës së PD-së e Behar Xhaferrajt të Bashkë Fitojmë.

Në Kuçovë kryeson kandidati i Bashkë Fitojmë Lefter Maliqi që ka 49.55 % të votave nga gjysma e kutive të numëruara m kandidatin e PS-së Kreshnik Hajdari që la 46.22 % të votave, kursev kandidati i PD-së Ilirjan Koxhaj ka 4.23 %.

Në Dimal kur janë numëruar 25 nga 49 kuti, Juliana Memaj e PS-së kryeson me 48.54 % të votave, Dritan Sula i PD-së ka 35.33 % kurse Gentian Meçi i BF ka 16.13 %.

Në Skrapar janë numëruar 15 nga 23 qendra votimi dhe PS po shkon drejt fitores me kandidatin e saj Adriatik Mema i cili merr 57.4% të votave përkundrejt 42.58% të votave të rivalit të tij, kandidati të BF Euglen Mustafallari.