Vendosni fjalën kyçe....

Salvador Kaçaj kallëzim në polici: Dy persona të armatosur më bllokuan rrugën


Policia ka njoftuar se shtetasi Salvador Kaçaj ka denoncuar se persona të panjohur i kanë dalë përpara me dy automjete në aksin rrugor Lezhë-Milot dhe i kanë bllokuar rrugën.

Njëri prej dy personave që ka dalë nga makina dyshohet se mbante në dorë një armë zjarri pistoletë.

Kaçaj i cili udhëtonte së bashku me djalin dhe shoferin e tij i cili pasi pa personat e armatosur ka kthyer makinën dhe ka shkuar direkt për në polici ku dhe ka bërë denoncimin.

Rreth orës 18:00, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. K. 56 vjeç, banues në Lezhë, dhe ka bërë kallzim se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën. Nga automjetet kanë zbritur dy persona të panjohur prej tij, ku njëri prej tyre është afruar me vrap në drejtim të mjetit të tij dhe dyshohet se në dorë mbante një pistoletë.

Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte shtetasi S.K., ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës dhe kanë ardhur menjëherë në polici ku kanë bërë edhe kallzimin.

Në lidhje me kallzimin e shtetasit S.K., shërbimet e Policisë kanë njoftuar menjëherë Prokurorin si dhe nën drejtimin e tij, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale me qëllimin zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”-njofton policia.